Njerka e vëllai rrahin motrën, arrestohet njëri prej tyre

Një person është dërguar në mbajtje për shkak të veprës penale dhunë në familje.

Policia ka njoftuar me anë të raportit policor se vëllai po dyshohet se ka sulmuar motrën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Përveç vëllait dhunë ka ushtruar edhe njerka e ankueses e cila e kishte raportuar rastin në polici.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra nga ushtrimi i dhunës fizike.

Me urdhër të prokurorit vëllai i ankueses është dërguar në mbajtje për 48 orë.