Njëri nga të dyshuarit lidhur me vrasjen e 18-vjeçares me aktakuzë që 8 vite

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, ka një aktakuzë aktive 2013 për tentim vrasje që nga vitit 2013. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Sa i përket personit të dytë me inicialet A.S. është ngritë një aktakuzë qysh në vitin 2013 për tentim vrasje dhe ende nuk është mbajtur shqyrtimi kryesor, çështja është caktuar që të jetë më 23 shtator të këtij viti”, u shpreh Jashari.

Pas vrasjes së një 18-vjeçareje në Ferizaj ditën e djeshme, Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar një person ndërsa një tjetër po kërkohet pasi është në arrati.

Kryeprokurori i Ferizajt tha se po i bëjnë të gjitha veprimet që të arrestohet edhe personi i dytë. Ai ka thënë se një gjë e tillë pritet të ndodh së shpejti ndërsa ka siguruar familjen e viktimës dhe qytetarët që të dyshuarit do të dalin para drejtësisë.

Para gazetarëve të hënën, Jashari tha se ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së viktimës.

Vrasja e 18-vjeçares, Kryeprokurori: Shumë shpejtë pritet arrestimi i të dyshuarit të dytë

www.kallxo.com