Lajm i Fundit, Coronavirus

Një zyrtar policor vdes nga COVID-19

 

I infektuar tash e disa ditë, një zyrtar policor sot ka vdekur si pasojë e coronavirusit COVID-19.

Burime të KALLXO.com tregojnë se zyrtari policor, 39 vjeçar ka vdekur sot pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ne anën tjetër Policia e Rajonit të Gjakovës ende nuk ka marrë ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e zyrtarëve te Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në lidhje me vdekjen e zyrtarit policor.

Aktualisht në Kosovë numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 118. Raste të regjistruara pozitive janë 5,369. Nga kjo shifër totale janë shëruar 2,545 persona.