Një zyrtar i Qendrës për Regjstrimin e Automjeteve në Podujevë, infektohet me COVID-19

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një zyrtar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

MPB bënë të ditur se të gjitha shërbimet në këtë Qendër dhe në atë  për pasije me Dokumente  pezullohen, dhe të njejtat qytetarët do të mund t’kryejnë në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë të pezullojnë ofrimin e  shërbimeve me palë. Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas. Po ashtu, aplikimet e rasteve  për pajisje me dokumente  mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta. Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë”, thuhet në njoftim.