Një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i infektuar me COVID-19

Një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është infektuar me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, sekretari i MTI-së, Burim Rreci.

Ai ka shtuar se nesër do të ndërmarrin hapa për pjesën tjetër të stafit që kanë pasur kontakt me zyrtarin.

“Pas njoftimit nga ana e stafit për rastin, ju kam drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët na kanë premtuar se do të na rekomandojnë se si të veprohet. Unë qysh nesër do të dal me një urdhëresë për masat mbrojtëse që duhet t’i ndërmarr stafi”, tha Rreci për KALLXO.com.

Deri më sot në vend janë shënuar 2.799 persona me COVID-19, 1.506 janë shëruar dhe 50 kanë vdekur.