Një zyrtar i kabinetit të Agim Veliut infektohet me COVID-19

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një zyrtar i këtij institucioni, pjesë e kabinetit të ministrit Agim Veliu, ka rezultuar pozitiv me COIVD-19.

MBP-ja ka bërë të ditur se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin janë vetizoluar duke pritur testimin.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si dhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë. Ministria e Punëve të Brendshme ju siguron se pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve do të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe tek zyrtarët tjerë të MPB-së.”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht në vend janë 3886 persona të infektuar me COVID-19, 2003 të shëruar dhe 82 të vdekur. Vetëm mbrëmë janë regjistruar 183 raste të reja.