Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Podujevë

Në fshatin Sfeqël të komunës së Podujevës ka ndodhur një vjedhje të cilën Policia e ka cilësuar si vjedhje e rëndë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person me inicialet M. K. ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur tri ora dore, stoli dhe para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.