Një vit pas, rusët ende e mbështesin pushtimin e Ukrainës

Brenda ose jashtë Rusisë, shumica dërrmuese e shtetasve rusë nuk e kanë denoncuar luftën pushtuese të Putinit në Ukrainë

Ndërkohë që pushtimi rus i Ukrainës po e shënon njëvjetorin e tij, Federata Ruse ka pësuar humbje të jashtëzakonshme. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës deklaron se rreth 150,000 ushtarë rusë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur. Përveç kësaj, dhjetëra miliarda dollarë pajisje ushtarake ruse janë shkatërruar. Në krye të këtyre humbjeve, komuniteti ndërkombëtar ka vendosur sanksione të rrepta ndaj Federatës Ruse për ta ndëshkuar të njëjtën për pushtimin e saj në Ukrainë. Ekspertët parashikojnë se Rusia ka humbur qindra miliarda dollarë për shkak të luftës dhe ekonomia ruse ka shënuar rënie.

Pavarësisht këtyre humbjeve të jashtëzakonshme, shumica e popullsisë ruse e mbështet luftën. Sipas një artikulli të fundit të UnHerd, afërsisht “75 për qind e rusëve e miratojnë luftën”. Pak prej tyre e kanë denoncuar qeverinë e tyre për agresionin ushtarak në Ukrainë. Në vend të kësaj, popullsia ruse e pranoi pushtimin. Për më tepër, vlerësimi i miratimit të Presidentit rus Vladimir Putin ka mbetur i lartë gjatë gjithë luftës. Ky informacion është tronditës.

Disa prej tyre e drejtojnë gishtin tek makineria e propagandës ruse, duke argumentuar se dezinformimi dhe keqinformimi kanë ndikuar negativisht në perceptimin e luftës në Rusi. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka gjasa të jetë e vërtetë. Sipas Bankës Botërore, popullsia e Federatës Ruse është 143 milionë. Është e vështirë të besohet se çdo qytetar është ndikuar nga propaganda ruse. Dezinformim apo jo, shumica e rusëve nuk mendojnë se Ukraina duhet të jetë një vend i pavarur. Ata nuk besojnë në etninë ukrainase apo gjuhën ukrainase. Në vend të kësaj, shumica e rusëve besojnë se vendi i Ukrainës, populli i saj dhe gjuha e tij janë një konstrukt i rremë. Në vend të kësaj, ata mendojnë se rusët dhe ukrainasit janë “një popull”.

Kur filloi pushtimi rus në Ukrainë në shkallë të plotë, të tjerët argumentuan se popullsia ruse po strehohej nga ngjarjet që ndodhën gjatë luftës. Por ndërkohë që lufta po përparon, është bërë më e vështirë t’i injorosh faktet rreth pushtimit rus. Informacioni me burim të hapur dhe lajmet e disponueshme lehtësisht, mbi mizoritë ruse të kryera në Ukrainë, janë bërë gjerësisht të disponueshme. Videot, pamjet dhe raportet e këtyre ngjarjeve kanë qarkulluar nëpër media sociale, televizione dhe gazeta. Pavarësisht këtyre provave të pakundërshtueshme, media shtetërore ruse i ka shpërfillur këto pika.

Janë të paktë ruse në Rusi që e kanë denoncuar gjithashtu luftën. Kur filloi pushtimi fillimisht, banda të vogla qytetarësh rusë protestuan kundër qeverisë së tyre dhe e dënuan luftën. Policia ruse i arrestoi menjëherë këta demonstrues dhe qeveria shumë shpejt i shtypi protestat. Sipas raportimeve, protestuesit ishin vetëm disa mijëra individë. Që atëherë, protestat janë zbutur.

Sa për krahasim, gati një milion burra të moshës ushtarake u larguan nga Rusia kur qeveria ruse e shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak në shtator të vitit 2022. Ata u zhvendosën në vendet fqinje si Gjeorgjia, Kazakistani dhe Kaukazi. Por pasi këta individë arritën në destinacionet e tyre të reja, të njëjtit nuk e denoncuan luftën. Kjo sugjeron se migrimi i madh i burrave të moshës ushtarake nuk ishte në shenjë proteste ndaj luftës që po kryente Rusia. Në vend të kësaj, sugjeron që këta burra ikën sepse nuk donin të luftonin në frontet e luftës në Ukrainë. Ky është një dallim i rëndësishëm.

Përveç kësaj, qindra mijëra qytetarë rusë janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës. Gjatë luftës, ekonomia e Rusisë u tkurr dhe humbi qindra miliarda dollarë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Mijëra kompani të huaja gjithashtu ndaluan ose i ndërprenë operacionet e tyre biznesore në Rusi. Shumë rusë i kanë humbur vendet e tyre të punës, inflacioni global e ka bërë çmimin e mallrave më të shtrenjta në Rusi dhe standardi i jetesës në Rusi ka rënë ndjeshëm. Si rezultat, shumë rusë të arsimuar kanë kërkuar të largohen jashtë Rusisë. Mirëpo, teksa janë vendosur në shtëpitë e tyre të reja, të njëjtit nuk e kanë denoncuar luftën. Me fjalë të tjera, veprimet e tyre sugjerojnë se ata po largohen nga Federata Ruse për të përmirësuar cilësinë e tyre të jetesës, jo për të protestuar ndaj vendimeve të marra nga qeveria e tyre.

Shkurt, pushtimi rus i Ukrainës ka pasur efekte të dëmshme për Rusinë. Qindra mijëra rusë janë vrarë dhe Federata Ruse ka humbur miliarda dollarë. Pavarësisht këtyre humbjeve, shumica e qytetarëve rusë vazhdojnë ta mbështesin pushtimin. Ky fakt sugjeron se ata nuk kanë mësuar asgjë gjatë vitit të parë të kësaj lufte të tmerrshme dhe brutale. Nuk ka asgjë për të sugjeruar se kjo do të ndryshojë. Tani është koha për të kuptuar këtë fakt./Emerging Europe

Përgatiti: Nuhi Shala