Manastiri i Banjskës
Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, mbyllet Manastiri për katër ditë
20.9.2024 - 10:07
Katër ditët e para të javës së ardhshme, nga e hëna deri të premten (23-26 shtator 2024) Manastiri i Banjskës do të jetë i mbyllur.
Kështu ka njoftuar Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në faqen e tyre zyrtare ku është thënë se mbyllja e Manastirit për vizita është bërë arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen.
Të martën e javës së ardhshme, më 24.09.2024, bëhen një vit prej kur në Banjskë të Zveçanit u krye një sulm terrorist ku i vrarë mbeti heroi i Kosovës, rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria Speciale e Kosovës më 11.09.2024 ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të pandehurve.
KALLXO.com ka raportuar për përmbajtjen e kësaj aktakuzë, raportime të cilat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.