Një vit burg dhe 2,000 euro gjobë personit që ishte paraqitur rrejshëm si pjesëtar i FSK-së

Është dënuar me 1 vit burg me kusht dhe 2,000 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, i akuzuari A.M., për shkak të veprës penale Mashtrimi.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material të dëmtuarave V. S. dhe B. S., i mashtron të njëjtat duke e vazhduar lajthimin, në atë mënyrë që të njëjtat i nxit që t`i japin para në vlera prej 9,900 euro, për shërimin e dhëmbëve, shërbime noteriale, ilaçe të mushkërive, për shërimin e B. S. në një spital privat në Prishtinë dhe Tiranë.

Kallxo.com ka raportuar edhe në ditën kur të dyshuarit i ishte caktuar masa e paraburgimit.

I dyshuari hiqej si pjesëtar i FSK-së, mashtroi dy persona