COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një viktimë dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka vdekur nga COVID-19 dhe janë shënuar shtatë raste të reja pozitive.

Ministria bën të ditur se nga 1 mijë e 324 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 631. Në total numri i rasteve aktive është 380.

Tutje theksohet se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 602 mijë e 881 doza të vaksinës.

Deri më sot, 754 mijë e 429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.