Lajm i Fundit, Coronavirus

Një viktimë dhe mbi 900 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një rast i vdekjes është regjistruar në 24-orët e fundit nga COVID-19.

Sipas të dhënave, nga 2.557 testime, 918 raste kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Në 1.401 ka shkuar numri i personave të shëruar.

Ndërkaq, 9.926 është shifra e rasteve aktive.

Në anën tjetër vetëm 15 persona janë vaksinuar kundër kësaj sëmundje.