COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një viktimë dhe 19 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Përderisa, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860.

Në total numri i rasteve aktive është 555.