Shkup, Maqedoni e Veriut

Një viktimë dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1414 testime të realizuara, 137 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shkup-53, Kumanovë-19, Shtip-8, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-6, Manastir-7, Gostivar-10, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë-2, Probishtip-2, Makedonski Brod-3, Berovë-2, Dellçevë-5, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-3 dhe Negotin-2.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 58 pacientë të shëruar. Shkup-22, Shtip-1, Prilep-1, Tetovë-3, Strugë-11, Manastir-2, Ohër-9, Gostivar-5, Dermir Hisar-3 dhe Vinicë-1. Betejën me virusin korona e ka humbur një pacient nga Dibra./TV21.