Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një veturë përfshihet nga zjarri në oborrin e QKUK-së (FOTO)

Një veturë është përfshirë nga flaket sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët e kanë fikur zjarrin.

Lajmin për KALLXO.com e kanë konfirmuar Qendra e Zjarrfikësve në Prishtinë.

Sipas tyre, nga djegia e veturës ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

“Zjarrfikësit nja 2, 3 që i ka QKU-ja kanë intervenuar më aparate fillestare po nuk kanë mundur me ndalë zjarrin, ne kur kemi shku e kemi fik zjarrin. Një veture e tipit Audi A4, nuk ka pas persona të lënduar vetëm dëme materiale. U përfshi pjesa e motorit” – kanë thënë për KALLXO.com Qendra e zjarrfikësve në Prishtinë.

Zjarr në një veturë në QKUK, Foto: KALLXO.com
Zjarr në një veturë në QKUK, Foto: KALLXO.com