
Policia gjermane ilustrim: Pixaby
Një veturë godet turmën e njerëzve, disa të lënduar në Mynih
Një veturë ka goditur një turmë të njerëzve, duke lënë disa të lënduar në Mynih – kanë bërë të ditur autoritetet policore.
Një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën e Dachauer Strasse – ka konfirmuar Policia – sipas BBC-së.
“Shoferi është arrestuar në vendngjarje dhe nuk përbën më rrezik.” – shtoi Policia.
Operacioni po zhvillohet pranë Stacionit Qendror të Trenit të qytetit.
Gazeta gjermane Bild – duke cituar burime zyrtare – raportoi se 15 persona janë lënduar.
Incidenti ndodhi pranë një proteste lidhur me Sindikatën e transportit Verdi – sipas mediave lokale – raporton BBC.
Ky incident ndodhi disa orë para se liderë botërorë, përfshirë presidentin e Ukrainës Zelensky dhe nënpresidentin amerikan JD Vance, të mbërrijnë në qytet për Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila do të mbahet të premten, më 14.02.2025.