Një vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut njofton se Policia ka pranuar një informatë se është gjetur një person pa shenja jete.

Policia njofton se vdekjen e 72 vjeçarit M. T. e ka konstatuar mjeku.

“Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhërin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë.