COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Një vdekje 24 orët e fundit nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 ka vdekur një  person.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK)”, thuhet në njoftimin e IKShKP-së.

Numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.

Dje në Kosovë, katër persona kanë vdekur si pasoj e COVID-19.