
Një tre vjeçar bie nga një objekt në Vushtrri
26.1.2021 - 15:39
Një fëmijë i moshës tre vjeçare ka rënë nga kati i dytë i një objekti në qendër të Vushtrrisë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka shtuar se fëmija pas trajtimit në emergjencë në Vushtrri është dërguar në QKUK.
“ Rreth orës 11;00, nga emergjenca e spitalit në Vushtrri, është raportuar se një fëmijë i moshës 3 vjeçar, ka pësuar lëndime si pasojë e rënies nga kati dytë i një objekti! Pas ndihmës së dhënë fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK”, tha ai.
KALLXO.com mëson jo zyrtarisht se fëmija ishte mbështetur tek një xham dhe më pas ishte rrëzuar.