Ilustrim

Një tjetër rast i dyshimtë me coronavirus në Kosovë del negativ

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sot ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për një rast të dyshimtë për coronavirus.

Por pas ekzaminimeve të nevojshme, ky rast ka rezultuar negativ.

Instituti mes tjerash njofton se nga 8 shkurti deri me 7 mars i këtij viti janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta me coronavirus dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Sipas tyre, nga data 1 shkurt  deri me 7 mars në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3 mijë e 108 udhëtarë.

“Në Aeroportin ‘Adem Jashari’ 475 udhëtarë, Merdare 1 mijë e 319, Vërmicë 938, Jarinje 214, Dheu i Bardhë 57, Hani i Elezit 62, Kullë 23, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë”, njofton Instituti.