Një tërmet i fuqishëm godet brigjet e Fukushimës, alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ka goditur brigjet e Fukushimës në Japoninë veriore, të mërkurën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami dhe duke lënë në errësirë më shumë se 2 milionë shtëpi në zonën e Tokios, raporton The Guardian

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor tha më vonë se nuk kishte më kërcënim për cunami, megjithëse Agjencia Meteorologjike e Japonisë këshilloi për rrezik të ulët.

Televizioni NHK tha se valët e cunamit prej 20 centimetrash arritën në breg në Ishinomaki dhe rreth 390 km në veri-lindje të Tokios.

Pamjet e NHK shfaqen mure të plasaritura të një ndërtese dhe copa dritaresh të shpërndara në një rrugë pranë stacionit kryesor të trenit në qytetin e Fukushimës.

Njëmbëdhjetë vjet më parë rajoni i Fukushimes u shkatërrua nga një tërmet 9.0 shkalle dhe cunami kishte dëmtuar centralet bërthamore.