
Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Një stallë përfshihet nga zjarri në Zhur
06.2.2023 - 10:13
Në fshatin Zhur të Prizrenit një person ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri stalla në të cilën kishte bagëtitë, ushqimin e bagëtive dhe disa pajisje elektrike.
Sipas policisë, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Tutje, bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar, derisa rasti është në hetim.