Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby
Një shtetase sllovake kërkon ndihmën e policisë, u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj
Një shtetase e Sllovakisë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës dhe ka marrë tretman mjekësor pas dhunës fizike të shkaktuar ndaj saj.
Sipas raportit të policisë, shtetasja sllovake ishte duke qëndruar në një hotel në Prizren kur ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Me 17.11.2023 është raportuar se viktima femër Sllovake ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në një hotel në Prizren pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta arrestoj të dyshuarin i cili gjendet në arrati.