Ndertesa e Komunes se Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Një shtetase e huaj sulmohet nga hajnat në Pejë

Një shtetase e huaj ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer veturën, ku me ç ‘rast kanë vjedhur para të gatshme, gjësende të ndryshme si dhe dokumentet personale.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë rreth orës 13:50 minuta.

Po ashtu në raportin policor, nuk raportohet nëse është ndaluar ndonjë i dyshuar lidhur më këtë rast.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.