Një shtetase e huaj raporton se u dhunua në një hotel në Graçanicë, arrestohet i dyshuari 

Një grua, shtetase e huaj, ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë në një hotel në Graçanicë, të martën, më 26.08.2024.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të publikuar më 29.08.2024.

Sipas Policisë, i dyshuari kosovar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.