Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Vërmicë

Një person është gjetur i vdekur në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit.

Viktima dyshohet të jetë shtetas i Sirisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML dhe përfaqësuesit e policisë së Republikës së Shqipërisë.

Organet hetimore të Shqipërisë kanë qenë në vendin e ngjarjes së bashku me atë të Kosovës për shkak se ngjarja ka ndodhur në vijë kufitare me Shqipërinë.

“Sot rreth orës 16:22 min, është gjet një trup i pajetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vermicë të Prizrenit, i cili dyshohet të jetë shtetas i huaj. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e policisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë ai.