Një shtëpi përfshihet nga flakët në Polac të Skenderajt

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Polac të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur rreth një orë më parë.

Një qytetar ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Në fotografi shihet se shtëpia e tëra është kapluar nga flaka.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, as shkaqet e zjarrit.

Në lidhje me rastin, KALLXO.com po pret përgjigje nga Policia e Kosovës.

Foto: KALLXO.com