Një shfaqje me kukulla shfaqet nesër në Teatrin ‘Dodona’

Shfaqja për fëmijë, “Dashuri në fund të detit” jepet nesër dhe pasnesër (20 dhe 21 mars 2021) në Teatrin e Qytetit të Prishtinës, “Dodona”.

Shfaqja me autor dhe regji të Valdet Ramës, shfaqet në ora 12:00.

Kjo shfaqja me kukulla rrëfen historinë e një princeshë e cila arrin të shpëtohet nga princi i mbretërisë së detit deri sa ishe në përpjekje për ta marrë medaljonin magjik në fund të detit.

Kukullat dhe skenografia e shfaqjes është bërë nga Valdet Rama, ndërsa luajnë: Roza Berisha- Fejzullahu dhe Avni Hoti.