Një serb nga Leposaviqi vdiq nga coronavirusi

 

Një serb me koronavirus i cili tre ditë më parë u transferua nga Mitrovica në Nish të Serbisë ka vdekur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga shefi i të ashtuquajtur shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton 21Media.

Sipas mediave serbe bëhet fjalë për një burrë i lindur më 1973 në fshatin Brus të Leposaviqit dhe që kishte probleme me veshka.

Në veri të Mitrovicës sipas mediave serbe janë rreth 100 vetë në izolim. Pacientët e prekur me Covid-19 në veri të Mitrovicës po trajtohen në Nish, derisa mostrat po dërgohen në Kralevë./21Media