Një rrugë e Brezovicës me bërllok më 1 maj – FOTO

Qytetari Egzon Gashi ka publikuar pamje të një rruge në Brezovicë e mbushur me bërllok, të hënën më 1 maj.

Sipas pamjeve, shihet se ambienti i parkingut në Brezovicë ishte i mbushur me mbeturina.

Ai këto pamje i ka publikuar më 1 maj në një grup në Facebook për mbrojtje të mjedisit.

Gashi ka thënë për KALLXO.com se ai është nga Suhareka, ndërsa të hënën ka qenë afërsisht rreth orës 13:00 në Brezovicë.

Pamjen në zonën turistike ai e ka cilësuar këtë gjendje si të tmerrshme.

Foto: Egzon Gashi/ Facebook
Foto: Egzon Gashi/ Facebook