Salih Ahmeti - Foto: KALLXO.com

Një rrëfim ndryshe i infektologut Salih Ahmeti

Dr.Ahmeti duke shpalosur anën emocionale të punës në pandemi, nuk i përmban lotët teksa flet për pacientë.

Edhe në këtë Ditë Ndërkombëtare të Punës, mbase është me vend të shquhet një kategori punonjësish personeli mjekësor, që tash gati 14 muaj, është pranë pacientëve të infektuar me COVID-19.

Në ballë të kësaj beteje është edhe profesor doktor Salih Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive.

Kësaj here nuk do të flasim për dimensionin mjekësor, por do të vëmë theksin tek ana emocionale e punës në pandemi.

Në këtë intervistë Ahmeti flet edhe për vaksinimin e tij kundër COVID-19.

Doktor Salih Ahmeti nuk i përmban lotët, teksa flet për kolegun – mjek, që në çastet e fundit të jetës e ftoi ta falenderonte për kujdesin e veçantë/RTV21/