Një rast i ri në Suharekë me COVID-19

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar edhe 27 raste të reja me COVID-19. 20 prej tyre u konfirmuan në Prishtinë.

Ndërsa, një rast tjetër është nga Komuna e Suharekës.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

“Edhe një rast tjetër e kemi në Komunën e Suharekës me rezultat pozitiv nga virusi Covid-19. I infektuari është nga fshati Semetisht”, ka njoftuar Muharremaj në Facebook.

“Panikë nuk duhet të ketë, mirëpo situata është serioze dhe ne duhet të respektojmë patjeter rekomandimet nga institucionet shëndetësore. Të gjitha veprimet e nevojshme ne do t’i ndërmarrim si institucione. Ju lutem ? qëndroni në shtëpi sepse kjo nuk është lojë. Kjo tejkalohet vetëm me ndihmën tuaj qytetarë të nderuar duke u respektuar rregullat”, thuhet në fund të njoftimit.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 277 raste me COVID-19.

Si është i shpërndarë COVID-19 nëpër komuna të Kosovës?