Një rast i dyshuar për coronavirus në QKUK
24.2.2020 - 13:00
Një person që po dyshohet se është i prekur me coronavirus është pranuar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
Rezultatet e analizave të këtij rasti pritet të dalin pas rreth dy orësh.