Coronavirus

Një punonjës i administratës së Postës i prekur nga coronavirusi

Në administratën qendrore të Postës së Kosovës është një punonjës i prekur nga COVID -19. Sipas njoftimit të Postës, i prekuri nga Covid-19, ka njoftuar kolegët e punës dhe tani ndodhet në vetizolim në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të Postës, të gjithë kolegët e tij kanë kryer kontrollet shëndetësore dhe janë në vetizolim.

“Të gjithë kolegët e tij të punës kanë kryer mbrëmë dhe sot në mëngjes kontrollet shëndetësore dhe sipas rekomandimeve të mjekëve, ata janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, konform rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK-së. Sigurojmë qytetarët se asnjë punonjës yni nëpër zyrat postare nuk është i prekur nga ky virus, prandaj jeni të mirëseardhur që të kryeni shërbimet tuaja si çdo herë tjetër në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e përgjithshme në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e Postës.

Rezultatet e 201 mostrave, rritet numri i rasteve me coronavirus në Kosovë

.