Ilustrim

Një punëtor rrëzohet nga ndërtesa ku po punonte

Mëngjesin e ditës së djeshme një punëtor ka rënë nga një lartësi e një objekti në të cilin ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se punëtori ishte dërguar në QKUK- për shkak se derisa kishte qenë  duke punuar në një objekt kishte rënë nga lartësia dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit. Viktima është duke marrë tretman mjekësor dhe sipas informatave dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së punëtorit.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.