Një punëtor i ‘Pastrimit’ sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Një punëtor i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave ‘Pastrimi’ është sulmuar nga qentë endacakë, mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të kësaj Kompanie, punëtori i tyre është sulmuar në rrugën ‘Visar Thaqi’ në lagjen ‘Mati 1’ , në kryeqytet, ndërsa punëtori ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Fatmirësisht ka shpëtuar edhe pse është dashur të trajtohet nga stafi mjeksor dhe është liruar nga Kompania për pushim. Përveç rrezikut nga përhapja e pandemisë tashmë neve na shtohet edhe një problem tjetër nga rreziku i sulmimit prej qenve endacak”, thuhet në njoftimin e Kompanisë ‘Pastrimi’.

Kompania ka kërkuar që menjëherë të merren masa nga ana e Komunës së Prishtinës, si dhe nga Policia e Kosovës.