Një prokurore në Pejë infektohet me COVID-19

Një prokurore në Prokurorinë e Pejës ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas të dhënave të deritanishme në këtë institucion të prekur nga coronavirusi janë edhe katër zyrtarë të Sekretariatit të KPK-së.

Këto të dhëna i ka bëre të ditura kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni.

Hyseni tha se prokurorja e cila ka dalë pozitive me COVID, ka qenë në një trajnim.

Ditë më parë prokurori kujdestar në Pejë ishte dërguar në vetizolim pasi kishte qenë në vendin e ngjarjes në të cilin viktima e një rasti kishte rezultuar pozitive me COVID.

Lajmi ishte konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar pasi është informuar se viktima e rastit ka rezultuar pozitive me COVID 19 është izoluar deri në momentin sa të bëhet testimi” Shkodran Nikçi.

Sipas Nikçit prokurori ka qenë në vendin e ngjarës ku u gjeten të vdekur 58 vjeçare R.B dhe një vajzë 16 vjeçare.