Pamje nga vendi ku është dëmtuar gypi i ujit të pijes - Foto: Komuna e Pejës

Një pjesë e Vushtrrisë tash e dy ditë pa ujë, Ujësjellësi shpreson që nesër zgjidhet problemi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët e Vushtrrisë se ende nuk kanë arritur që të sanojnë problemin në gypin kryesor furnizues.

“Me keqardhje njoftojmë qytetarët e Vushtrrise të cilët tash e dy ditë kanë mbetur pa ujë se përkundër përpjekjeve maksimale të punonjësve të ujësjellësitë të përkrahur edhe nga Komuna e Vushtrrisë edhe sot ( e diel) nuk arritën që të sanojnë problemin/rrjedhjen në gypin kryesor furnizues”, thuhet në një njoftim për media.

Tutje është thënë se kjo ka ndodhur për shkak se gypi gjendet në thellësi mbi 5 metra.

“Krejt kjo si pasojë e nderikuëshmërisë së punës në terren; gypi me dimension 700mm i cili gjendet në thellësi mbi 5 metra dhe rrezikshmëria e punës në kushte të tilla”, thuhet më tej.

KRU “Mitrovica” ka shtuar se shpresën e kanë ditën e nesërme që problemi të sanohet.

“Mbesim me shpresë se nesër përfundimisht të sanohet problemi dhe konsumatorëve të një pjese të Vushtrrisë t’i kthehet furnizimi me ujë të pijes”, thuhet në fund.