Foto: KALLXO.com

Një pjesë e stacionit policor në Graçanicë përmbytet nga vërshimet

Bodrumi i stacionit policor në Graçanicë është përmbytur nga reshjet e shiut.

Kjo hapësirë momentalisht është e pashfrytëzueshme ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale nga reshjet e shiut.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë të rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se po punohet për largimin e ujit që është grumbulluar brenda bodrumit brenda stacionit policor në Graçanicë.

“Rreth orës 03:00 pas mesnate ujërat e pakontrolluara të ardhura si rezultat i reshjeve kanë depërtuar në bodrumin e stacionit policor të Graçanicës. Janë shkaktuar dëme materiale si dhe pengesa në shfrytëzimin e asaj hapësirë”, tha Borovci për KALLXO.com.