Një pjesë e punonjësve të administratës në Shqipëri përfitojnë nga “Pakoja e Madhe”

Mbi 12 mijë punonjës të administratës në Shqipëri me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 mijë lekë të reja. Kështu njoftoi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja.” – shkroi ai në Facebook.

Po ashtu dje, Rama ka bërë të ditur se 695 mijë pensionistë do të përfitojnë nga Pakoja e Madhe, duke marrë nga 8 mijë lekë të reja./RTV21