
Një pjesë e autostradës "Arbën Xhaferi" do të jetë e mbyllur të dielën
12.6.2020 - 11:21
Autostrada “Arbën Xhaferi” në hyrjet Doganaj – Hani i Elezit dhe anasjelltas do të jenë të mbyllura për qarkullim të dielën, më 16 qershor, nga ora ora 08:00 deri në 17:00.
“Do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të Telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit.”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.