Një personi në Prishtinë i vidhet vetura sa ishte në furrë të bukës

Dje një qytetari në Prishtinë i është vidhur vetura e tij, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ai kishte hyrë në një furrë buke për të kryer shërbimet e tij, dhe me të dalë nga aty kishte vërejtur që automjeti i tij nuk ishte në vendin që e kishte parkuar.

Vjedhja është kryer nga disa persona ende të panjohur.

KALLXO.com dje ka raportuar për këtë rast, ku ka siguruar pamjet nga momenti kur ndodhi vjedhja.

Vetura e cila ishte raportuar si e vjedhur është gjetur në komunë e Vitisë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut.