Komuna e Prishtines, Foto: Atdhe Mulla.

Një person vdes brenda objektit të Komunës së Prishtinës

Një person ka vdekur gjatë mëngjesit të sotëm, brenda objektit të Komunës së Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën UÇK në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arritë në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti- Haziraj.

Tutje Ahmeti ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.