
Një person u gjet pa vetëdije në vendin e punës, vdiq në QKUK
19.2.2025 - 11:01
Një person në Graçanicë është gjetur pa vetëdije në vendin e punës. I njëjti sipas Policisë së Kosovës ka vdekur në QKUK.
Rasti është duke u hetuar, teksa me vendim të Prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Raportohet se në vendin e punës është gjetur pa vetëdije viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK, ku më vonë ka vdekur. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në njoftim të Policisë, më 19.02.2025.
Në Raportin 24-orësh thuhet se Policia po pret detaje për rastin nga Inspektorati i Punës.