Policia e Kosovës

Një person theret me thikë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një person dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, sot, 01.02.2025, rreth orës 10:25, viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Elezaj ka thënë se të dy të përfshirët në këtë rast janë të moshës madhore.

“Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe është arrestuar një i dyshuar. Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje” – ka thënë Elezaj më 01.02.2025.

Viktima është dërguar fillimisht për trajtim në Spitalin e Gjakovës. Nga Spitali i Gjakovës e kanë konfirmuar për KALLXO.com se viktima është therur me thikë në disa vende dhe i njëjti menjëherë është dërguar për trajtim në QKUK.

Rasti është inicuar si “vrasje në tentativë”.