Një person tenton ta godasë me mjet të fortë shoferin e veturës tjetër në Suharekë - VIDEO

Një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet se ka çuar në përleshje fizike mes disa personave, nga dy vetura të ndalura në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Suharekës.

Në pamjet e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, shihet një person duke tentuar ta godasë me mjet të fortë shoferin e veturës tjetër.

I njëjti shihet duke shkuar në veturën e tij teksa nxjerr një mjet dhe tenton të godasë personin tjetër, i cili gjendet brenda veturës.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.