Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Një person rrahet në fshatin Gadime e Ulët, shkak i një mosmarrëveshjeje

Një mosmarrëveshje mes dy personave ka kaluar në sulm fizik.

Një person është arrestuar pasi sipas policisë dyshohet se rrahu një person tjetër në fshatin Gadime e Ulët të Komunës së Lipjanit.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Prishtinës.

I dyshuari sipas policisë është intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa rasti është iniciuar si lëndim i rëndë trupor.