Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një person pretendon se u sulmua nga Kryetari i Podujevës, Policia po trajton rastin

Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ankuesi sipas policisë është lajmëruar në stacionin policor të Podujevës rreth orës 9 e 30 të mëngjesit ndërsa rastin e ka denoncuar si sulm fizik.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga ana e policisë në lidhje me rastin.

“Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të  të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit.”, tha për KALLXO.com, Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës Agron Borovci.

Në anën tjetër në lidhje me këto pretendime të qytetarit, KALLXO.com ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga ana e kryetarit Shpejtim Bulliqi.

I njëjti nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet e KALLXO.com deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.