Policia e Kosoves, Ilustrim
Një person plagoset në Hajvali
Në orët e pasdites së datës 08.11.2024 një person është plagosur pasi ndaj tij është shtënë me armë zjarri.
Policia ka njoftuar për ngjarjen që është regjistruar në Hajvali. Sipas viktimës, një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Viktima ka marrë edhe tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa pas informacionit ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia ka marrë urdhër edhe për bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ndërsa gjatë kontrollit, ekipet policore kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike.
Në lidhje me këtë rast nuk është raportuar për arrestimin e personit të dyshuar ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.