Foto: Ilustrim

Një person në ndalim policor për aksidentin e sotëm në Gjakovë

Një autoambulancë është aksidentuar sot me një veturë në lagjen “Dardania” në Gjakovë.

Për këtë aksident një person është ndaluar nga Policia.

“Po, një person me vendim të prokurorit është ndaluar në ndalim policor”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë  për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Ai gjatë ditës kishte treguar si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime gjashtë persona të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:05.

“Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”, kishte thënë Elezi.

Katër persona janë lënduar rëndë pas aksidentit mes autoambulancës dhe një veture.

Sipas burimeve të KALLXO.com autoambulanca është aksidentuar pasi është thirrur për ndihmë pas vetaksidentit të veturës.

“Tre persona janë dërguar për në Prishtinë, personi i katërt po ashtu ka mundësi të niset tash, është nga stafi jonë. Dy nga të lënduarit janë pjesë e stafit tonë- mjeku kujdestar dhe shoferi i autoambulancës. Gjithashtu, edhe shoferi i veturës së aksidentuar është dërguar në QKUK”, ka thënë për KALLXO.com, drejtori gjeneral i spitalit, Jeton Zarari.

Katër persona të lënduar rëndë pas aksidentit të autoambulancës në Gjakovë